Ndërlidhjet

Scheffer: Lufta Gjeorgji-Rusi, ndryshoi sigurinë evropiane


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s po zhvillojnë në Talin të Estonisë, takimin joformal për konsultime me Ukrainën.

Takimi, i cili synon të ndihmojë Ukrainën të përgatitet për anëtarësim eventual në NATO, do të jetë i gjashti i këtij lloji prej vitit 2002.
Ndër pjesëmarrësit janë sekretari i përgithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Yuri Yekhanurov dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.

"Nuk mund të mohohet fakti se konflikti i gushtit të kaluar Gjeorgji-Rusi ka ndryshuar mjedisin e sigurisë evropiane", tha De Hoop Scheffer në hapje të takimit.

Shefi i Pentagonit, Gates tha se Rusia nuk do të duhej të ndihet e kërcënuar nga dëshira e ish republikave sovjetike për të farkuar lidhje më të ngushta me Perëndimin.
XS
SM
MD
LG