Ndërlidhjet

Gates hedh poshtë presionet e Rusisë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates hodhi poshtë presionet e Rusisë që të tërhiqen nga planet për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropë. Komentet e Gates u bënë gjatë takimit të NATO-s, që po mbahet në Talin të Estonisë. Gate sbëri të ditur se SHBA-të do të sponsorizonin një institut në Estoni që do merrej me studimin e mbrojtjes nga sulmet në internet.

Presidenti rus Medvedv duke folur për mediat franceze lidhur me planet rreth mbrojtjes raketore tha:

"Ne mund të rishohim përgjigjen tonë për vendosjen e raketave të tipit Iskander në Kaliningrad, nëse administrata amerikane rishikon dhe analizon sërish efektivitetin e planeve për mbrojtjen anti-raketore dhe të shohin nëse përgjigja që po marrin është e duhura për kërcënimet nga të ashtëquajturat shtete të papërgjegjshme", tha Medvedev.
XS
SM
MD
LG