Ndërlidhjet

Laura Bush: Sulm qyqar dhe i turpshëm


Zonja e Parë amerikane, Laura Bush ka dënuar sulmin me acid kundër vajzave të një shkolle në Afganistan. Si pasojë 15 nxënëse janë plagosur, tre prej të cilave janë në gjendje të rëndë.

Sulmi ndodhi në qytetin e Kandaharit.

Zonja Bush e cilësoi sulmin si "qyqar dhe të turpshëm". Ajo çmoi lart vajzat dhe gratë afgane për kurajon që shkojnë në shkollë dhe pjesëmarrjen e tyre në shoqëri, pas rrëzimit të regjimit të talibanëve.
XS
SM
MD
LG