Ndërlidhjet

CIA: Al Kaida mbetet kërcënimi më i madh


Kreu i shërbimit amerikan të zbulimit, CIA tha se Osama bin Laden sipas të gjitha gjasave është i izoluar ga operacionet e përditshme të Al Kaidës. Të njëjtat burime theksuan se al Kaida mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë amerikane.

Michael Hayden gjatë një fjalimi në Uashington shtoi se Bin Ladeni gjendet i fshehur në zonat e thella në kufirin afgano-pakistanez.

Shefi i CIA-s theksoi s eka një rritje të aktivitetit të Al Kaidës në Afrikë si dhe në Jemen e Pakistan.
XS
SM
MD
LG