Ndërlidhjet

logo-print

Rusi:Mandati presidencial zgjatet nga 4 në 6 vjet


Ligjvënësit rusë sot i kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese, me të cilat mandati i presidentit do të zgjatet nga katër në gjashtë vjet.

Duma shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit, votoi sot 388 ndaj 58 në favor të masave të reja.

Ndryshimi nuk do të jetë i vlefshëm për presidentin aktual Dmitry Medvedev.

Javën e kaluar, në fjalimin e parë drejtuar kombit, Medvedev tha se do të kërkojë ndryshim të mandatit.
XS
SM
MD
LG