Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Samiti i G 20 për krizën finansiare


Liderët e vendeve më të pasura të botës dhe fuqive të reja ekonomike takohen sot në Uashington, për t'i diskutuar përpjekjet e koordinuara për ringjalljen e ekonomisë globale.

Para samitit, presidenti George Bush tha se sistemi financiar global ka nevojë për reforma, por shtoi se kriza aktuale nuk është dëshmi e dështimit të tregut të lirë.

"Derisa reformat në sektorin financiar janë thelbësore zgjidhja afatgjatë për problemet e sotme është ruajtja e rritjes ekonomike. Rruga më e sigurt për këtë janë tregu i lirë dhe njerëzit e lirë", tha Bush, gjatë një konference në Nju Jork.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian, Rusia, dhe disa vende në zhvillim kanë bërë thirrje për rritjen e kontrollit të tregjeve finansiare.

Samiti fillon pasdite me një darkë pune në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa bisedimet formale fillojnë të shtunën.

Grupi G20 i përfshin ekonomitë kryesore të botës, si Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Bashkimin Evropian, si dhe ekonomitë në rritje si Kina, Rusia dhe India.
XS
SM
MD
LG