Ndërlidhjet

Tadiq: Ndërkombëtarët mund të bindin Prishtinën


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare ka instrumente të mjaftueshme për t'i bindur autoritetet në Prishtinë që ta pranojnë marrëveshjen për vendosjen e misionit EULEX, të cilën e kanë harmonizuar Serbia dhe Kombet e Bashkuara.

"Marrëveshja e këtillë është në interesin e Serbisë, dhe unë pres që Prishtina të mos jetë e lumtur me të" ka thënë Tadiq për agjencitë serbe të lajmeve.

"Marrëveshja gjashtë-pikëshe, të cilën Serbia e arriti me Kombet e Bashkuara është vija e kuqe, mbi të cilën nuk mund të kalojmë", ka thënë presidenti serb.

Tadiq ka shtuar se Beogradi nuk do të dakordohet për asnjë zgjidhje, e cila do të ndryshonte marrëveshjen e arritur me Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG