Ndërlidhjet

Çekia, Polonia duan mburojën raketore të SHBA


Qeveritë e Polonisë dhe të Republikës së Çekisë thanë sot se shpresojnë se administrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Barack Obama, do t'i çojë përpara planet për të vendosur sistemin e mburojës anti-raketore në Evropën Lindore.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, pas takimit me homologun çek, Karel Schwarzenberg, tha se dy qeveritë shpresojnë se projekti "do të vazhdojë".

Rusia është kërcënuar të instalojë raketa me rreze të shkurtër veprimi afër kufijve të Bashkimit Evropian si përgjigje ndaj planeve të mburojës anti-raketore amerikane, por më vonë ka sugjeruar se mund të mos e bëjë këtë nëqoftëse Shtetet e Bashkuara i anulojnë planet e tyre.
XS
SM
MD
LG