Ndërlidhjet

Shpërthim në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë


Rreth orës 17:30, në oborrin e Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë, është hedhur një mjet i paidentifikuar shpërthimi.

Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë udhëhiqet nga diplomati Pieter Faith dhe funksionon në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian.


XS
SM
MD
LG