Ndërlidhjet

Khalilzad: Rënje e dukshme e dhunës në Irak


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Ameriksë në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad, ka deklaruar se dhuna në Irak ka rënë dukshëm, por vendi ende ballafaqohet me kërcnime serioze nga Al Kaida dhe militantët tjerë.

"Nga qershori i vitit 2007 vrasjet e civilëve dhe të forcave amerikane e irakiane kanë shënuar rënje më shumë se 80 për qind", ka thënë Khalilzad para Këshillit të Sigurimit.

Ndërkaq, emisari i Kombeve të Bashkuara për Irakun, Stefan Mistura, ka thënë se shenjat e "jetës së përditshme normale", janë gjithnjë e më të dukshme në Irak.
XS
SM
MD
LG