Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-ve dënon sulmin ndaj ICO


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në mënyrën më të ashpër të mundur dënon, shpërthimin që ndodhi mbrëmë në Zyrën Ndërkombëtare Civile në Prishtinë, thuhet në një deklaratë të shkruar të ambasadores Tina Kaidanow.

"Akte të tilla të dhunshme, jo vetëm që rrezikojnë jetëra, por edhe ndërlidhin përpjekje negative në paraqitjen e Kosovës si imazh i keq në tërë botën", thuhet në deklaratë.

"Ne gjithashtu bëjmë thirrje tek të gjithë ata që janë të angazhuar në debate politike dhe bisedime në Kosovë, që të jenë të ndërgjegjshëm ndaj përplasjes potenciale të retorikës së tyre dhe të punojnë në mënyrë që ta mbajnë një atmosferë që reflekton qetësi përballë çështjeve me rëndësi", thuhet në deklaratën e ambasadores amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG