Ndërlidhjet

Sllovakët e hungarezët përplasen në takimin e pajtimit


Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico i akuzoi grupet radikale të Hungarisë për eksportim të fashizmit në vendin e tij, pas takimi me homologun e tij hungarez që synonte promovimin e pajtimit.

Pas takimit të tij me kryeministrin Ferenc Gyurcsany për zgjidhjen e dallimeve lidhur me pakicën e konsiderueshme hungareze në sllovaki, dy liderët lëshuan një deklaratë të përbashkët ku u zotuan se do të ndërmarrin aksione kundër të gjitha llojeve të ekstremizmit, nacionalizmit dhe jotolerancës, por pastaj u përplasën në prani të gazetarëve.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur në javët e fundit pasi policia i rrahu tifozët hungarezë të futbollit në Sllovaki, gjë që nxiti protesta në Budapest, ku demonstruesit e dogjën flamurin sllovak.
XS
SM
MD
LG