Ndërlidhjet

Samiti G-20 shoqërohet me protesta


Qindra protestues janë tubuar në kryeqytetin amerikan Uashington, në kohën kur liderët e botës u tubuan në samitin e jashtzakonshëm ekonomik.

Rreth 200 njerëzve, që kishin dalur për pavarësinë e Tibetit, iu bashkangjit edhe një grup tjetër që brohoriste parulla anti-kineze.

Në parkun e afërt, rreth 100 antiglobalistë mbanin parulla me mbishkrimet "Varrosni Kapitalizmin" dhe "Njerëzit para Profitit".

Policia i mbajti demonstruesit larg Ndërtesës së Muzeut Kombëtar, ku liderët e 20 vendeve po zhvillojnë bisedimet.
XS
SM
MD
LG