Ndërlidhjet

Sarkozy: Mburoja antiraketore në Evropë ndal sulmet nga Irani


Presidenti i Francëz, Nicolas Sarkozy ka deklaruar se planet e Shteteve të Bashkuara për mburojen antiraketore në Evropë do të ndihmonin sigurinë evropiane. Sarkozy shtoi se mburoja antiraketore do të ndihmonte në ndaljen e ndonjë sulmi nga Irani. Mirëpo vetëm një ditë më parë Sarkozi i tha presidentit rus Medvedev se planet amerikane për vendosjen e raketave në Poloni dhe radarëve në Çeki janë të gabuara dhe se nuk do ta bëjnë Evropën më të sigurtë.
XS
SM
MD
LG