Ndërlidhjet

logo-print

SHBA mirëpret miratimin e paktit nga Bagdadi


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur miratimin e paktit të sigurisë nga qeveria irakiane. Shtëpia e Bardhë ka shtuar se procesi megjithatë "ende nuk ka përfunduar".

Qeveria irakiane miratoi paktin që lejon trupat amerikane të qëndrojnë në Irak edhe për tri vitet e ardhshme. Zëdhënësi i Qeverisë Ali Dabag tha se pakti u miratua njëzëri. Pakti, i cili është shoqëruar nga një proce sig jatë engociatashe kundërshtimesh u dërgua për miratim në parlament, mirëpo ende nuk dihet se kur do të votohet.
Dokumenti zëvëndëson autorizimin e Kombeve të Bashkuara për praninë e trupave amerikane në Irak, i cili skadon në fund të vitit.

Pakti i miratuar nga qeveria irakiane merr parasyshshqetësimet e Bagdadit zyrtar, ku mes të cilave përfshihen dhe paragrafe që e ndalojnë SHBA-në të përdorë territorin e Irakut për të sulmuar vendet fqinje si Siria dhe Irani.
XS
SM
MD
LG