Ndërlidhjet

Ekonomia e Japonisë ka hyrë në recesion


Ekonomia e Japonisë, e dyta për nga madhësia në botë, duket se ka hyrë në recesion.

Vlerësimet e para të publikuara nga Zyra e Kabinetit tregojnë se ekonomia e vendit është tkurrur për 0.1 % në tre muajt e kaluar, pasi shënoi rënie për 0.9 % në tremujorin e dytë të këtij viti.

Recesioni zakonisht përkufizohet si rritje negative e ekonomisë gjatë dy apo më tepër tremujorëve radhazi.

Në fillim të muajit, Komisioni Evropian tha se 15 vendet e eurozonës me siguri janë në recesion për herë të parë prej formimit të zonës në vitin 1999.

Shumica e ekonomistëve thonë se edhe në Shtetet e Bashkuara ka rënie të ekonomisë.

XS
SM
MD
LG