Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani e rihap rrugën furnizuese të NATO-s


Pakistani e ka rihapur rrugën kritike për furnizimin e trupave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan, e cila ishte mbyllur javën e kaluar pas sulmit të militantëve ndaj një konvoji.

Zyrtarët thanë se forcat e sigurisë të Pakistanit sot kanë shoqëruar rreth 30 kamionë me furnizime për forcat e Perëndimit nëpër grykën Khyber.

Siguria në grykën Khyber u përkeqësua në muajt e fundit pasi trupat qeveritare filluan t'i luftojnë militantët në rajonet fisnore në veriperëndim të Pakistanit.

Në zhvillime tjera, një sulmues vetëvrasës ka shkaktuar vdekjen e të paktën tre ushtarëve pakistanezë në një postbllok të ushtrisë në pjesën e trazuar veriperëndimore të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG