Ndërlidhjet

Moskë: Nisi gjykimi për vrasjen e Politkovskaya


Në gjykatën ushtarake të Rusisë ka filluar procesi gjyqësor për vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya.

Katër vetë janë të akuzuar për ndërlidhje me vrasjen, por në mesin e të pandehurve nuk është as i dyshuari për vrasje, e as personi apo personat që urdhëruan vrasjen.

Politkovskaya u qëllua për vdekje në shkallët e banesës së saj në Moskë, në tetor, 2006.

Në shkrimet e saj, ajo ishte kritike e fortë e Kremlinit, sidomos për abuzimet e forcave ruse gjatë luftës në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG