Ndërlidhjet

Liderët kosovarë po këmbëngulin në kundërshtimin e planit gjashtëpikësh, për të cilin janë marrë vesh Beogradi dhe OKB-ja. Por, analistët kosovarë konsiderojnë se institucionet e Kosovës po përsërisin gabimin; kundërshtojnë një plan - pa pasur alternativë.

Analistët politikë kosovarë konsiderojnë se nuk mjafton vetëm Jo-ja kosovare ndaj planit gjashtëpikësh të Ban ki-Moonit. Ata mendojnë se institucionet krahas jo-së është dashur ta kenë planin e tyre në tavolinë.

Analisti Ismajl Hasani thotë se duke mos pasur planin rerzervë, kundërshtimi i institucioneve del i zbehtë.

“Por problemi qëndron se institucionet e Kosovës që nga qershori duke e ditur se do të vijë kjo ditë kur mbase Ban ki-Moon do të ofrojë këtë zgjidhje, e cila do të jetë fatkeqe për Kosovën, edhe më tutje institucionet e Kosovës mendoj se nuk janë të gatshme të ofrojnë alternativën për planin 6-pikësh të Ban ki-Moonit, ”thotë Hasani.

Plani gjashtëpikësh i Ban ki-Moonit, i refuzuar tashmë nga pala kosovare është parë si një dualizëm pushtetesh në Kosovë, ndërsa disa kanë alarmuar së ky plan rrezikon ndarjen e Kosovës.

Me gjithë, kundërshtimin kosovar, analisti Belul Beqaj, konsideron se qasja e institucioneve nuk ishte e duhura.

“Institucionet e Kosovës po e përsërisin gabimin, që e kanë pasur me vite të tëra nga fakti se refuzojnë diç pa pasur alternativë dhe pa pasur plan. Unë mendoj se qasja e pushtetit të Kosovës është e mbrapshtë".

"Para se të refuzohet dicka duhet të kesh alternativën dhe pastaj të dalësh publiksiht dhe të thuash se për këtë arsye apo tjetër nuk mund ta pranosh këtë plan”, thotë Beqaj.

Beqaj mendon se institucionet kanë injoruar në masë të madhe 6-pikëshin, për të krijuar kështu situatën ku ose duhet pranuar pasojat e mëdha, ose do ketë dështim të plotë.

Plani gjashtë- pikësh ka të bëjë kryesisht me pjesën veriore të Kosovës, në të cilin tash 9 vite pushtetin nuk e shtrijnë as institucionet vendore e as ato ndërkombëtare.

Ismajl Hasani mendon se institucionet kosovare janë përgjegjëse për mosmiratimin e një strategjie shtetërore që do të mund të integronte veriun e Kosovës, përkatësisht, që do mundësonte zbatimin e kushtetutës gjithandej Kosovës.

“Kjo konfirom dicka që duhej të ishte bërë, punë që nuk është bërë dhe mendoj se institucionet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për këtë punë. Ato janë përgjegjëse për faktin se nuk janë angazhuar sa duhet, nuk kanë konsultuar sa duhet spektrin e gjerë të ekspertëve, të politikës, në mënyrë që të përgatitej platfroma jo për ta kundërshtuar në mënyrë verbale, por për të sfiduar planin e Ban ki-Monit, gjë që do të tejkalonte situatën e krijuar”, tha Hasani.

Në anën tejtër, Belul Beqaj shfaq frikën se pas jo-së kosovare do pasojë pranimi i një alternative, që nuk do jetë në favor të tërësisë integrale të Kosovës.

“Unë mendoj se institucionet e Kosoëvs do ta pranojnë alterantivën që do ta ofrojë bashkësia ndërkombëtare. Objektivisht unë mendoj se pas vizitës së sotme do ketë një lloj të tejkalimit ët situatës duke heshtur d.m.th. peshën objektive nga fakti se sipas të githa gjasave do vendoset EUELX-i, dhe do mbetet UNMIK-u, dhe të gjitëh do ta arsyeotjnë këtë se ka qenë një kompromis i domosdoshëm. Por, në fakt Kosova po shkon drejt ndarjes së saj”, tha Beqaj.

Institucionet e Kosovës me shpalljen e pavarësisë së Kosovës patën kërkuar edhe shtrirjen e misionit të BE-së për sundimin e ligjit. Por, meqë ky mision u kundërshtua nga serbët, pasuan bisedimet mes OKB-së dhe Beogradit për të gjetur modalitetet që do mundësonin shtrirjen e këtij misioni.
Plani gjashtë-pikësh i Ban Ki-Moonit është bërë publik në muajin qershor. Disa liderë kosovarë kanë thënë se po u bëhet presion diplomatik për të pranuar planin.

Por, Belul Beqaj, thotë se në radhë të parë, plani i tillë nuk është dashur të futet në sirtar, meqë sipas nuk mund të injorohen çështjet që kanë të bëjnë me fatin e sovranitetti dhe territorit të Kosovës.

“Këtu nuk ka arsyetime, arsyetimi i vetëm është që të thuhet kemi gabuar, të dilet para popullit dhe të kërkohet falje”, thotë Beqaj.

XS
SM
MD
LG