Ndërlidhjet

logo-print

Xhons: EULEX s'ka nevojë për deklaratë të KS


Diplomati i lartë amerikan për Ballkanin, Stuart Xhons po viziton Beogradin ku po takohet me zyrtarë të lartë serb. Në një intervistë për mediat serbe ai ka thënë se deklarata e kryesisë së Këshillit të Sigurimi nuk është parakusht për vendosjen e misionit të EULEX-it. " Serbia ka kërkuar që për shtrirjen e EULEX-it të shprehet Këshilli i Sighurimit përmes një deklarate nga ana e presidencës. Nëse mund të arrijmë pajtim është mirë por nëse nuk e arrijmë këtë besoj gjithë pajtohen se e rëndësishme është të shtrijmë EULEX-in" ka thënë Xhons. Sipas tij mospajtimet në Prishtinë për planin 6 pikësh do të zgjidhen gjatë ditëve në vijim.
XS
SM
MD
LG