Ndërlidhjet

logo-print

Vendet e zhvilluara rrisin emitimin e gazrave


Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se emitimi i gazrave në vendet e industrializuara është në rritje, përkundër marrëveshjes së Kiotos për të ulur emitimin.

Vetëm në gjashtë vjetët e fundit është rritur për 2 për qind emitimi i gazrave në këto vende.

Kreu i Sekretariatit për ndryshime klimatike në Kombet e Bashkuara, Ive de Boer, tha se të dhënat tregojnë për urgjencën e hartimit të një marrëveshjeje të re, e cila do ta zëvendësonte atë të Kiotos.
XS
SM
MD
LG