Ndërlidhjet

Tadiq: Kërkime intensive për Mlladiqin


Serbia po bën kërkime intensive në kërkim të të akuzuarit për gjenocid, Ratko Mlladiq, thanë zyrtarët më të lartë serbë në takim me kryeprokurorin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë.

Deklarata nga zyra e presidentit serb, Tadiq, mes të tjerash, theksonte se Serbia po "kërkonte intensivisht" Mlladiqin dhe të akuzuarin tjetër, ish-udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiq.

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, muajin e ardhshëm, do të paraqesë raportin për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën.

Raporti është vendimtar për integrimin e Serbisë në BE.
XS
SM
MD
LG