Ndërlidhjet

logo-print

Miliband: Sulmet e Hamasit dëmtojnë Sirinë


Siria mund të luajë një rol konstruktiv në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, tha ministri i jashtëm britanik, David Miliband.

Miliband, i cili po viziton Sirinë ka dënuar sulmet e grupit palestinez Hamas kundër Izraelit.

Shefi i diplomacisë britanike tha se sulmet e Hamasit dobësojnë rolin e Sirisë në rajon dhe ulin gjasat për arritjen e një marrëveshje të drejtë paqësore në Lindjen e Mesme.

Miliband u takua me presidentin sirian Bashar al Assad, duke qenë kështu zyrtari më i lartë britanik që viziton Sirinë që nga viti 2001.
XS
SM
MD
LG