Ndërlidhjet

logo-print

Al Maliki shpjegon paktin me SHBA-në


Kryeministri irakian Nuri al Maliki i është drejtuar popullit irakian duke sqaruar paktin e sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

"Pakti parasheh se trupat amerikane do të tërhiqen nga qytetet deri në 30 qershor të 2009 dhe ky afat kohor nuk do të njohë shtytje të reja. Pakti parasheh që trupat amerikane do të tërhiqen nga hapësira ajrore, tokësore dhe detare e Irakut deri më 1 janar 2011. Edhe ky afat nuk do të mund të shtyhet", tha al Maliki.
Ai më tej ka shtuar:

"Pakti thekson se nuk do të ketë operacione ushtarake pa marrëveshje me qeverinë irakiane dhe pa bashkërendim të plotë me të. Nuk do të ketë arrestime pa një urdhër arresti nga autoritetet irakiane dhe pa bashkëpunim me qeverinë e Irakut", tha kryeministri al Maliki.
Qeveria irakiane e ka miratuar paktin e sigurisë me SHBA-në, por miratimi përfundimtar do të jepet nga parlamenti.

XS
SM
MD
LG