Ndërlidhjet

Prishtinë: Protestohet në mbrojtje të sovranitetit


Mesditën e sotme, nën organizimin e shoqërisë civile, do të zhvillohet në Prishtinë protesta në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës.

Protesta vjen në kohën kur Prishtina zyrtare gjendet nën presion diplomatik për të pranuar planin 6-pikësh të kreut të OKB-së, Ban Ki Moon, për vendosjen e EULEX-it në Kosovë.

Plani është hedhur poshtë nga presidenti dhe kryeminisitri i Kosovës, të cilët kanë mbetur të hapur për bisedime, pas paraqitjes së dokumentit të tyre prej katër pikash.
XS
SM
MD
LG