Ndërlidhjet

BE do ndihmojë Opelin


Bashkimi Evropian po sheh mundësinë e ndihmës për industrinë e makinave, e cila po pëson nga kriza ekonomike.

Eurokomisionari për industrinë, Guenter Verheugen, ka sinjalizuar mbështetje financiare për Opelin, degën e kompanisë amerikane General Motors.

Opeli planifikon të ulë me 10% prodhimin dhe të vendosë javën me 30 orë punë.

BE-ja gjendet nën presion për të ndihmuar gjigantët e tjerë të industrisë së automjeteve si Peugeot, Renault, Volkswagen dhe Fiat.

Presioni është rritur pas propozimit të demokratëve në Kongresin amerikan për të miratuar një paketë prej 25 miliardë dollarësh për industrinë amerikane të makinave.
XS
SM
MD
LG