Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-ja, Turqia dhe Iraku, komitet kundër PPK-së


Iraku, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë dakorduar të formojnë një këshill për të luftuar Partinë Punëtore të Kurdistanit, lëvizje guerile e bazuar përgjatë kufirit malor turko-irakian.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane, Ali al-Dabbagh tha përmes një deklarate se komiteti do t'i "gjurmojë kërcënimet që PPK-ja i paraqet për sigurinë dhe stabilitetin në Irak".

Turqia ka ndërmarrë një seri sulmesh ushtarake, kryesisht nga ajri, kundër bazave të PPK-së në Kurdistanin e Irakut.

Bagdadi zyrtar i druhet një ofensive turke në shkallë më të gjerë brenda territorit irakian, nëse sulmet e kurdëve vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG