Ndërlidhjet

Mbyllet gjykimi për vrasjen e Politkovskajës


Gjykata ruse ka vendosur të mbyllë gjykimin e katër personave të akuzuar lidhur me vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja.

Vendimi u mor pas kërkesës së anëtarëve të trupit gjykues.

Politkovskaja, kritike e ashpër e Kremlinit, u vra në Moskë, në ndërtesën ku banonte, në tetor të vitit 2006.

As personi i akuzuar si ekzekutues i Politkovskajës dhe as urdhëruesit e vrasjes nuk janë në mesin e atyre që po gjykohen.

Prokuroria tha se i akuzuari për vrasje është larguar nga Rusia, kurse urdhëruesit asnjëherë nuk janë identifikuar.

XS
SM
MD
LG