Ndërlidhjet

Marina e Indisë fundos një anije të piratëve


Një luftanije e Indisë ka zmbrapsur një sulm të piratëve në Gjirin e Adenit.

Marina e Indisë tha se ndaj luftanijes është hapur zjarr nga piratët, mbrëmjen e së martës, por pas kundërpërgjigjes, anija e piratëve është fundosur.

Ndërkohë, njoftohet se një tjetër anije është rrëmbyer në brigjet afrikane.

Bëhet fjalë për një anije peshkimi tajlandeze me 16 anëtarë në bord.

Lajmi vjen pas rrëmbimit të djeshëm të një anije saudite, e cila ka në bord naftë me vlerë prej 100 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG