Ndërlidhjet

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë


Me moton “Në Mbrojtje të Sovranitetit”, dhjetëra mijëra qytetarë janë duke protestuar në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi me planin gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Marshuta e protestuesve, e cila është nisur nga Biblioteka Kombëtare, do të përfundojë tek selia e dikurshme e Misionit të Kombeve të Bashkuara, e cila tash i është transferuar misionit evropian - EULEX.

Protesta është organizuar nga disa organizata joqeveritare dhe është mbështetur nga disa parti politike në Kosovë.

Protesta vjen në kohën kur Prishtina zyrtare gjendet nën presion diplomatik për të pranuar planin 6-pikësh të kreut të OKB-së, Ban Ki Moon, për vendosjen e EULEX-it në Kosovë.

Plani u hodh poshtë nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, të cilët kanë mbetur të hapur për bisedime, pas paraqitjes së dokumentit të tyre prej katër pikash.


XS
SM
MD
LG