Ndërlidhjet

logo-print

Irani bllokon mbi 5 milionë faqe interneti


Irani raportohet se ka bllokuar qasjen në më shumë se 5 milionë faqe të internetit, përmbajtja e të cilave është vlerësuar si e pamoralshme dhe anti shoqërore.

Një zyrtar i prokurorisë citohet të ketë thënë se "armiqtë po synojnë ta sulmojnë identitetin tonë fetar, duke shfrytëzuar internetin".

Në vitet e fundit janë bllokuar shumë faqe interneti që trajtojnë çështjet politike, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e gruas.

Ndalesa ka prekur edhe faqet e njohura si Facebook apo YouTube.
XS
SM
MD
LG