Ndërlidhjet

Ivanoviq: EULEX do varet nga marrëveshja me KB


Sekretari shtetëror për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviq, ka thënë se EULEX-i me siguri do të vendoset në fillim të dhjetorit te mjediset shqiptare në Kosovë, ndërsa statusi i këtij misioni në zonat e banuara me serbë do të varet nga marrëveshja me Kombet e Bashkuara.

Lidhur me refuzimin që Prishtina i bëri planit gjashtë-pikësh të Kombeve të Bashkuara, të cilin Serbia e pranoi, Ivanoviq ka thënë se Kosova me "situatën e tashme ekonomike nuk është në gjendje të konfrontohet me Bashkimin Evropian".
XS
SM
MD
LG