Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaeda kritikon Obamën


Në një audio mesazh, që pretendohet të jetë nga njeriu i dytë i Al Kaaedas, Ayman al-Zawahri, lideri militant e kritikon presidentin e zgjedhur amerikan Barack Obama për mbështetjen e tij ndaj Izraelit, duke thënë se Obama do të dështojë nëqoftëse i ndjek politikat e George Bush.

Zëri gjithashtu thotë se plani i Obamës për të zhvendosur trupat në Afganistan është i gjykuar të dështojë.

Al-Zawahri e kritikon Obamën edhe për atë që e cilëson si kthim të shpinës ndaj rrënjëve islamike të tij.
XS
SM
MD
LG