Ndërlidhjet

Jeremiç: Kemi garanca se plani nuk do ndryshojë


Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç ka deklaruar se seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën me siguri do të mbahet të hënën apo të martën e ardhshme.

Jeremiç tha se "Serbisë i janë dhënë garanca se plani gjashtëpikësh nuk do të ndryshohet".

Zyrtarët serbë më herët kanë deklaruar se do ta pranojnë vendosjen e EULEX-it në Kosovë nëqoftëse misioni miratohet nga Kombet e Bashkuara, nëse do të jetë neutral ndaj statusit dhe nëse nuk e zbaton planin e Ahtisaarit.

Planin gjashtëpikësh i Kombeve të Bashkuara, i pranuar nga Serbia, është hedhur poshtë nga Prishtina zyrtare.
XS
SM
MD
LG