Ndërlidhjet

Tiranë: 20 vjet burg për David Brown


Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor një punonjës humanitar skocez për abuzim seksual të fëmijëve në jetimoren e tij, dhe e dënoi me 20 vjet burg.

Duke lexuar vendimin kundër të pandehurit David Brown, 57-vjeç nga Edinburgu, gjykatësi Gerd Hoxha e përshkroi atë si "kërcënim për shoqërinë", dhe tha se ai do të deportohet nga Shqipëria pasi të vuajë dënimin.

Brown erdhi në Shqipëri në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë, dhe dy vjet më pas e regjistroi organizatën e humanitare Fëmijët e Tij, e cila i strehonte jetimët dhe fëmijët e braktisur në rrugët e Tiranës.

Brown u arrestua në maj, 2006, dhe jetimorja e tij u mbyll.
XS
SM
MD
LG