Ndërlidhjet

Irak: Arrestohet trafikanti i armëve nga Irani


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një oficer i forcës elite iraniane Quds, është arrestuar në aeroportin e Bagdadit për shkak se ka trafikuar armë për milicitë në Irak.

Ushtria tha se njeriu u arrestua të martën pasi forcat amerikane e kishin identifikuar si trafikant armësh, i cili operonte nën mbulesën e një projekti për riparimin dhe rindërtimin e lokaliteteve fetare të Irakut.

Ushtria e SHBA-ve thotë se Forca Quds e Gardës Revolucionare të Iranit u jep mbështetje të hapur grupeve ekstremiste në Irak.
XS
SM
MD
LG