Ndërlidhjet

Ban: Piratët somalezë kanë pranuar 30 milionë $


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, tha se piratët somalezë, të cilët kanë rrëmbyer anijet, besohet se kanë pranuar më shumë se 30 milionë dollarë në këmbim të viktimave që u rrëmbyen.

Ban tha se që nga fillimi i vitit, 65 anije tregtare me gjithsejtë 200 njerëz në ekuipazh, janë rrëmbyer në bregdetet e Somalisë.

Në komunikatë, Ban Ki Moon thotë se po punon për së afërmi me autoritetet somaleze, Organizatën Ndërkombëtare Detare, NATO-n dhe Bashkimin Evropian, në përpjekje për të luftuar piraterinë.
XS
SM
MD
LG