Ndërlidhjet

BE lanson librarinë në internet


Bashkimi Evropian lanson sot librarinë në internet, e cila publikon materiale nga historia dhe kultura evropiane në periudhë 2 mijë vjeçare.

Zyrtarët thonë se pikturat, fotografitë, filmat, hartat, gazetat, dokumente dhe libra do të jenë në dispozicion për t'u shikuar në web-faqen europeana.eu.

Materialet e publikuara do të merren nga libraritë, galeritë dhe arkivat e 27 vendeve anëtare të BE-së.

Deri në vitin 2010, kjo librari do të përmbajë deri në 10 milionë materiale.
XS
SM
MD
LG