Ndërlidhjet

Jeremiç: Shqiptarët përdorin dhunën si shantazh


Shqiptarët e Kosovës po shantazhojnë me opcionin e dhunës lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e EULEX-it, tha ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

"Serbia me Kombet e Bashkuara arriti marrëveshje për vendosjen e misionit civil ndërkombëtar në Kosovë. Vendet anëtare të KB-së e mbështetën marrëveshjen, por Prishtina nuk dakordohet, ndërsa Këshilli i Sigurimit nga frika e reagimit të Prishtinës e hoqi këtë pikë nga rendi i ditës. Kjo flet shumë", tha Jeremiç për të përditshmen çeke Pravo.
XS
SM
MD
LG