Ndërlidhjet

Serbia do çojë Kroacinë para GJND-së


Qeveria e Serbisë njofton se do të ngrejë aktpadi ndaj Kroacisë me kundërakuzën për gjenocid. Hapi i Serbisë vjen pas vendimit të së martës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se do të shqyrtojë akuzat për gjenocid të ngritura nga Kroacia në vitin 1999 kundër Beogradit.

"Qeveria serbe vendosi të marrë masa dhe të ngrejë kundërakuza para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Kroacisë për gjenocid", thuhet në deklaratën e qeverisë serbe.

Serbia gjithashtu do të punojë për ngritjen e një ekipi ligjor që do të gjejë "të vërtetën e plotë mbi konfliktet dhe krimet e kryera në territorin kroat gjatë konfliktit të vitit 1991-95, bëjnë të ditura të njëjtat burime.
XS
SM
MD
LG