Ndërlidhjet

Miliband: Mbështesim integrimin e Kosovës në BE


Britania mbështet Kosovën në të ardhmën e saj evropiane, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, pas takimit me krerët e institucioneve të Kosovës, kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Miliband ka shtuar se përshëndet përkushtimin e presidentit dhe kryeministrit kosovar për shtrirjen e plotë të EULEX-it në Kosovë.

"Pavarësisht nga shqetësimet e tyre për planin e Kombeve të Bashkuara, unë jam i impresionuar me qartësinë e përkushtimit të liderëve të Kosovës për të marrë për bazë shqetësimet e pakicës serbe në Kosovë", ka thënë Miliband.
XS
SM
MD
LG