Ndërlidhjet

Ipeshkvi Maly: Kosova model i bashkëjetesës religjioze


Ipeshkvi Vaclav Maly

Ipeshkvi Vaclav Maly

"Ka një ujdi të ndërsjellë në skenën religjioze të Kosovës, veçanërisht ndërmjet myslimanëve dhe katolikëve", ka deklaruar Ipeshkvi i Çekisë, Vaclav Maly, pas kthimit nga një vizitë e tij në Kosovë.


"Kosova aktualisht është model i bashkëjetesës së të krishterëve dhe myslimanëve për pjesët tjera të Evropës", ka deklaruar Ipeshkvi i Çekisë, Vaclav Maly.

"Ka një ujdi të ndërsjellë në skenën religjioze të Kosovës, veçanërisht ndërmjet myslimanëve dhe katolikëve, që janë të bashkuar, sepse janë shqiptarë
", u ka thënë në Pragë gazetarëve Ipeshkvi Vaclav Maly, pas kthimit nga një vizitë e tij në Kosovë.

Ipeshkvi Maly ka vënë në pah se bashkëjetesa me Kishën Ortodokse nuk ka qenë e lehtë, sepse titullarët e saj mjerisht kanë luajtur letrën nacionaliste.

"Kisha Katolike ka emër shumë të mirë në Kosovë dhe ka zhvilluar rrjetin për ndihmat bamirëse", ka thënë Ipeshkvvi i Çekisë, Vaclav Maly, dhe ka konkluduar se ai dëshiron që organizatat bamirëse katolike të Çekisë të kthehen në Kosovë.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG