Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania ndalon televizonin e Hezbollahut


Ministria e brendshme e Gjermanisë e ka ndaluar shfaqjen në publik të programeve të televizionit satelitor Al-Manar, i cili është zëdhënës i guerilës anti-izraelite të Libanit, Hezbollah.

Ministri i Brendshëm, Wolfgang Schaeuble tha se vendimi për ndalesën është marrë për shkak se kanali televiziv nuk e promovon mirëkuptimin ndërkombëtar dhe e cënon kushtetutën gjermane.

Ministria tha se kufizimet kanë të bëjnë me reklamat, mbledhjen e fondeve në studio dhe transmetimin e televizionit satelitor në hotele.

Kanali do të mund të ndiqet vetëm në shtëpi private.
XS
SM
MD
LG