Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli vazhdon mbylljen e Rripit të Gazës


Izraeli tha se do të vazhdojë ta mbajë të mbyllur Rripin e Gazës përkundër shqetësimeve ndërkombëtare për përkeqësimin e situatës humanitare atje.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Peter Lerner, tha se vendimi është marrë "për shkak të vazhdimit të sulmeve raketore palestineze kundër Izraelit".

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që t'i rihapë vendkalimet, duke thënë se mbyllja e Gazës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

OKB thotë se Gaza po ballafaqohet me "katastrofë" humanitare.
XS
SM
MD
LG