Ndërlidhjet

Bashkëpunimi rajonal përballë krizës globale


Presidentët e gjashtë vendeve të Europës jug-lindore në Forumin e ekonomik në Ohër thanë se vetëm përmes bashkëpunimit ekonomik do të ballafaqohen me sfidat nga kriza financiare botërore.

"Shtetet e Evropës juglindore duhet bashkërisht t'i përgjigjen sfidave nga kriza. Konceptet dhe projektet individuale nuk duhet të përjashtohen, por përkundrazi ato duhet të koordinohen”, tha presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski.

Presidenti shqiptar, Bamir Topi tha se “harmonizimi i interesave të çdo vendi dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve është çmimi që kërkohet të paguajmë për të përballuar ndikimin e krizës globale”.

Në Forumin ekonomik të Ohrit, morën pjesë edhe presidentët e Kroacisë, Bullgarisë, Bosnjës dhe Mali të Zi.

Kosova nuk ishte e ftuar në këtë Forum, ndërsa nuk mori pjesë as presidenti serb, Boris Tadiç.

Mungesa e tij ndërlidhet me njohjen e Kosovës nga Maqedonia dhe ftohjen e raporteve Shkup-Beograd.

XS
SM
MD
LG