Ndërlidhjet

Thaçi dhe Berisha në përvjetorin e Kongresit të Manastirit


Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha, sot do të qëndrojnë në Shkup për të marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të Kongresit tëManastirit.

Kabineti i kryeministrit të Maqedonisë ka bërë të ditur se kryeministrat Thaçi dhe Berisha do të priten në takime të veçanta nga kryeministri Nikolla Gruevski.

Në takimin e parë që nga njohja e Kosovës nga Maqedonia, Thaçi dhe Gruevski do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe për vendosjen e shpejt të marrëdhënieve diplomatike në nivel të ambasadave.

Ndryshe aktivitetet me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, do të mbyllen në mbrëmje me një akademi solemne, ndërsa për herë të parë të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar për këtë përvjetor janë organizuar dhe mbështetur financiarisht nga qeveria e Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG