Ndërlidhjet

Timothy Geithner, sekretar i ri i Thesarit


Raportet thonë se presidenti i zgjedhur Barack Obama ka zgjedhur Timothy Geithner, zyrtar i lartë i Bordit të Rezervave Federale të Nju Jorkut, për postin e Sekretarit të Thesarit.

Geithner ka bashkëpunuar ngushtë me sekretarin aktual të Thesarit, Henry Poalson, në hartimin e përgjigjes ndaj krizës globale finansiare.

Raportet për zgjedhjen e Obamës bënë që të hiqet pasiguria nga tregjet e bursave, ndërsa aksionet reaguan me rritje të shpejtë.

Indeksi industrial Dow Jones e përmbylli ditën e djeshme me një rritje prej afro 500 pikësh.
XS
SM
MD
LG