Ndërlidhjet

Vritet orkestruesi i sulmeve terroriste


Raportet nga Pakistani thonë se i dyshuari për orkestrimin e shpërthimit në aeroplanet e linjës transatlantike në vitin 2006, është vrarë në një sulm raketor amerikan në veriperëndim të Pakistanit.

Raportet thonë se Rashid Rauf, militant islamist britanik, është në mesin e katër të vrarëve në sulmin e sotëm në rajonet fisnore të Pakistanit afër kufirit afgan.

Rauf, i cili ka origjinë pakistaneze, dyshohet se ishte figura kryesore prapa planit për të hedhur në erë aeroplanët që fluturorin nga Londra në SHBA me eksploziv të lëngët.

Ai u arrestua në Pakistan në gusht, 2006, por u arratis nga burgu në Islamabad në dhjetorin e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG