Ndërlidhjet

Gates: SHBA do shtojnë trupat në Afganistan


Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates tha se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Afganistan në vitin 2009 për të siguruar suksesin e zgjedhjeve parlamentare afgane në vjeshtën e ardhshme.

Duke folur në Cornwallis të Kanadasë, në një takim të ministrave të mbrojtjes të vendeve që kanë forcat e tyre në Afganistan, Gates konfirmoi se SHBA-të do të dislokojnë një brigadë shtesë në Afganistan në muajin janar.

Një brigadë amerikane zakonisht ka të paktën 3.500 ushtarë.

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë më shumë se 30 mijë trupa në Afganistan, ndërsa vendet anëtare të NATO-s dhe aleatët tjerë kanë gjithsejt mbi 30 mijë.
XS
SM
MD
LG