Ndërlidhjet

Spiegel: Gjermanët e arrestuar janë agjentë


Tre gjermanët e arrestuar në Kosovë për ndërlidhje me sulmin në selinë e Zyrës Civile Ndërkombëtare janë operativë të shërbimeve inteligjente, raportuan sot mediat gjermane, megjithëse Berlini zyrtar edhe sot ka mohuar t'i komentojë njoftimet e tilla.

Revista Spiegel tha se treshja i ka thënë policisë së Kosovës se ata ishin duke e inspektuar vendin e shpërthimit në Prishtinë, por nuk kishin të bëjnë asgjë me sulmin, i cili e dëmtoi ndërtesën, por nuk shkaktoi lëndime në njerëz.

Spiegel shkruan se njëri prej tyre e ka fotografuar zyrën e dëmtuar nga një ndërtesë e pabanuar në afërsi, prej nga besohet se është hedhur mjeti shpërthyes.

Ndërkaq gazeta Suddeutche Zeitung shkruan se njëri nga të ndaluarit u ka thënë hetuesve se punon për shërbimin sekret gjerman BND.
XS
SM
MD
LG